Përveç kësaj, Ligji i ri i ka parë edhe një sërë gjobash të tjera në rast të shkeljes së dispozitave të tij, duke filluar nga shkeljet e lehta që dënohen nga 50 euro deri në 400 euro e deri tek ato më të lartat, që janë të dënueshme nga 400 deri në 10 mijë euro.
Ky projektligj, i cili ka dalë në konsultim publik javën që e lamë pas, ka për qëllim të rregullojë marrëdhëniet e punës, përfshirë kontratat e punës dhe format e lidhjes së kontratës, orarin e punës, gjobat, pushimin e lehonisë, pagën minimale, pushimin mjekësor, pushimin pa pagesë dhe elemente të tjera që përmbledhin fushën e marrëdhënies së punës. Ajo që vërehet tek ligji i ri janë një sërë dispozitash që ndalojnë diskriminimin e punëtorëve, por edhe një varg masash për mbrojtjen e punonjëseve shtatzëna dhe gjatë pushimit të lehonisë.
Ligji aktual i punës edhe pse ka shtatë vjet që është miratuar, nuk ka arritur që të gjejë zbatim, sidomos në sektorin privat. Mungesa e kontratave të punës, orari i stërzgjatur i punës, pushimi i lehonisë, pagesa jo e rregullt…, janë disa nga shkeljet që punëdhënësit në Kosovë iu bëjnë punëtorëve të tyre, sipas përfaqësuesve të punëtorëve. Problem, sipas përfaqësuesve, është edhe paga minimale, e cila, siç thonë ata, është e ulët dhe diskriminuese. Por megjithëkëtë çështja e pagës minimale parashihet që të rregullohet me një vendim të Qeverisë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...