Google ADS

Gjini: Falë SHBA-së gjaku i shqiptarëve nuk ka shkuar kotë

12:54 | 5 Korrik 2019
V. S.

Kongresmeni amerikan Eliot Engel, që njihet si miku i madh i shqiptarëve, sot ka vizituar qytetin e Gjakovës, me q ‘rast ka marrë pjesë në ceremoninë e emërimi të rrugës Ponoshec – Qafë Morinë që do të mbajë emrin e tij.

I pari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se me kënaqësi e kemi quajt këtë rrugë me emër Eliot Engel, ai thotë se falë SHBA-së gjaku i shqiptarëve nuk ka shkuar kot, dhe ketë emër do e mbajmë me nder.

“Gjakova dhe malësia e Tropojës kanë qenë nj trup i ndamë qe nuk kanë mujt me funksion te ndarë. Sot e kemi një lidhje ma te rëndësishëm për shkak se një rrugë që e lidh këtë rrugë e kemi quajt me plot kënaqësi Eliot Engel. Kjo është diçka e jashtëzakonshme për ne kemi me majte për nder gjithmonë. Për shkak te juaj edhe SHBA-së gjaku i njerëzve dhe djemve tonë nuk ka shkua kot. Gjithë shqiptaret ku do qe janë nuk do të harrojnë kurrë këtë emër do ta mbajmë me nder edhe Gjakova edhe Tropoja sepse jemi një”, tha ai./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2569128156648079/?notif_id=1562318586744828&notif_t=live_video_explicit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme