Gjilani shënon simbolikisht 8 Marsin

14:04 | 8 Mars 2019
Arbresh.info

Pas aksidentit tragjik dje ku humbi jetën një person dhe 14 të tjerë u lënduan, komuna e Gjilanit ka shënuar sot simbolikisht 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Shpresa Kurteshi – Emini, e shoqëruar nga një numër simbolik i grave, kanë vizituar stacionin Regjional të Policisë së Kosovës derisa më pas kanë mbajtur një tryezë të shkurtër rreth pozitës së gruas në shoqëri.

Aktiviteti i tyre ka përfunduar me vizitën në qendrën për kujdesin e gruas “Liria” e cila merret me strehimin e grave të cilat janë pjesë e dhunës në familje.

Kurteshi – Emini ka deklaruar se gruaja në Gjilan ka hapësirën e saj në vendimmarrje duke kërkuar që kjo çështje të avancohet edhe në nivel të Republikës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme