Qeveria gjermane vendosi të dërgojë deri në 50 ushtarë në misionin paqeruajtës EUFOR/Althea në Bosnjë-Hercegovinë.
Qëllimi është ruajtja e stabilitetit në prag të zgjedhjeve në tetor.
Dhjetë vjet pas largimit, ushtarët gjermanë do të shkojnë sërish në Bosnjë-Hercegovinë.
Këtë e miratoi qeveria gjermane të mërkurën.
Vendimi parashikon dërgimin e deri në 50 ushtarëve në kuadër të misionit EUFOR/Althea.
Kontingjenti i parë me 25 pjesëtarë të Bundeswehrit pritet të niset në Bosnjë-Hercegovinë në muajin gusht.
Mandati është parashikuar fillimisht për një vit.
Para se të hyjë në fuqi ai duhet të miratohet nga Bundestagu.
Grupi më i madh opozitar, CDU/CSU e përshëndeti vendimin, por kritikoi numrin e ushtarëve.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, e argumentoi këtë shtim të prezencës gjermane në rajon me rëndësinë thelbësore që ka për BE-në dhe vendet anëtare stabiliteti dhe siguria në Bosnjë-Hercegovinë dhe Ballkanin Perëndimor.
“Gjermania do të japë ndihmesën e saj në ruajtjen e stabilitetit në prag të zgjedhjeve, në tetor 2022”, tha ai./botasot/
Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, të paktën 93 persona rez...
LDK sot prezanton kandidatët për deputetë të Prishtinës
Mblidhet sot Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
Moti sot në Shqipëri
Shukri Buja në Hagë e vazhdon dëshminë e tij për të katrën d...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara