“Ne besojmë, që kjo mund të hapë shumë plagë të vjetra në popull”, tha ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas të premten (31.08) në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Vjenë. Sipas tij diskutimet për shkëmbim territoresh nuk çojnë në drejtimin e duhur. Edhe presidenca austriake e BE-së tregohet skeptike. “Ndryshimet e kufijve, sikurse e kemi parë herë pas here, nxjerrin probleme”, tha ministrja e Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl, transmeton DW.
Propozimi për shkëmbim territoresh parashikon, që pjesë të veriut të Kosovës të banuara me shumcië serbe t’i kalojnë republikës serbe. Në këmbim rajoni i Preshevës në jug të Serbisë me shumicë shqiptare t’i bashkohet Kosovës. Kosova banuar kryesisht me shqiptarë para dhjetë vjetësh u shkëput nga Serbia. Beogradi duke iu referuar manastireve dhe betejave mesjetare në Kosovë kërkon ta marrë sërish krahinën. Prej vitesh BE-ja përpiqet pa rezultat që të ndërmjetësojë mes fqinjëve në konflikt. Pajtimi me Kosovën është kushti kryesor, që Serbia si kandidate për anëtarësim në BE të afrohet edhe më shumë me Brukselin.
Ndër të tjerë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ai i Kosovës Hashim Thaçi janë shprehur për këtë opsion. Por nëse kjo do të realizohet vërtetë ka mjaft dyshime. Një nga arsyet është, që për zbatimin e një marrëveshjeje të tillë Thaçit mund t’i mungojë shumica e nevojshme në parlament.
Vullneti shfrytëzon kartonin e gjelbër
Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë
“Kosova, shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karb...
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...
Nagavci nënshkruan kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dh...