Gjermania edhe një herë ia ka kujtuar Serbisë se pa njohjen e Kosovës nuk ka anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Deputeti i parlamentit gjerman, Peter Beyer, njëherësh anëtar i partisë CDU të kancelares, Angela Merkel, ka pohuar se marrëveshja finale e dialogut Kosovë-Serbi, do të përfundojë me njohjen e Kosovës.
“Në fund të këtij procesi Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe Kosova mund të bëhet anëtare e OKB-së. Është shumë e qarte, s’ka asgjë të re këtu, qëndrimi gjerman është që para se Serbia të bëhet anëtare e BE-së duhet ta pranojë Kosovën, edhe de facto edhe de jure”.
“Gjermania ka qenë ndër shtetet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe qëndrojmë prapa këtij vendimi”.
Deputeti gjerman në një intervistë për Klan Kosovën, theksoi se kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka interesim për Ballkanin Perëndimor.
“Merkel interesohet shumë për rajonin e Ballkanit. Para se të vija këtu pata rastin të bisedoj me kancelaren gjermane. Biseduam për Ballkanin Perëndimor, proceset këtu dhe idenë e korrigjimit të kufirit. Ajo është mjaft e interesuar, do të thosha qartë se Ballkani Perëndimor dhe Kosova qëndrojnë në fokusin e saj”, deklaroi Beyer./klan kosova/
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...