Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka dërguar mesazh të qartë Prishtinës dhe Beogradit për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.
Kështu shkruan sot gazeta serbe “Telegraph”, duke iu referuar burimeve të saj në Berlin, sipas të cilave, Merkel përmes këshilltarëve të saj Jan Hacker dhe Matthias Littenberg u ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të mos ndërmarrin veoprime deri në maj ose në qershor, transmeton lajmi.net.
Gjithmonë sipas burimeve, ky afat i dhënë nga Gjermania lidhet me përfundimin e ciklit të zgjedhjeve në Parlamentin Evropian.
Gazeta shkruan më tutje se Gjermania ua ka bërë të qartë Prishtinës dhe Beogradit se çfarëdo delimitimi apo ndryshimi i kufijve duhet përjashtuar nga marrëveshja.
“Është një lojë që Gjermania e luan që prej se Amerika është përfshirë në këtë histori. Deklaratisht ata u bëjnë thirrje Prishtinës që të heqin taksën ndaj mallrave serbe, mirëpo prapa skenës ata e inkurajojnë atë që të vazhdojë me këtë politikë”, citohet të jetë thënë nga këto burime.
Tutje, në këtë tekst thuhet se qëndrimi do t’u bëhet i qartë zyrtarëve shtetërorë në Prishtinë dhe Beograd.
Kujtojmë se Gjermania ka qenë një ndër kundërshtueset më të mëdha të ndryshimit të kufijve në Ballkan.
Gjithmonë sipas deklaratëve të kancelares gjermane, Angela Merkel, ndryshimi i kufijve në Ballkan do të ishte i papranueshëm dhe se do të sillte pasoja për rajonin. /Lajmi.net/
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...