Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka takuar sot ambasadorin gjerman në Beograd, Thomas Schieb.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq sot është takuar me ambasadorin e Gjermanisë në Serbi, Thomas Schieb.
Në këtë takim siç shkruan “telegraf.rs”, është diskutuar edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Siç raporton ky medium serb, ambasadori Thomas Schieb ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që t’i rikthehen dialogut, transmeton më tutje lajmi.net.
Po ashtu, ambasadori Schieb gjatë këtij takimi e ka ripërsëritur qëndrimin e Gjermanisë në lidhje me taksën, që kjo taksë duhet të pezullohet menjëherë në mënyrë që t’i jepet hapësirë dialogut, transmeton lajmi.net.
Në anën tjetër, kryeministrja Bërnabiq citohet t’i ketë thënë ambasadorit Schieb se, Serbia do të vazhdojë dialogun vetëm kur Kosova ta tërheq apo pezulloj taksën pasi që sipas saj, pezullimi i taksës është kusht i Serbisë për vazhdimin e dialogut me Kosovën.
Po ashtu në këtë takim është diskutuar edhe për marrëdhëniet dypalëshe në mes të Gjermanisë dhe Serbisë në fusha të ndryshme.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...