Bienalja e artit bashkëkohor në Wiesbaden nxiti debat të madh të hënën kur vendosi shtatoren provokuese katër metra të lartë, transmeton Arbresh.info.
Shtatorja ngjyrë ari me përmasa të mëdha ka zënë vend në sheshin “Platz der Deutchen Einheit” dhe paraqet Erdoganin me dorën e djathtë të ngritur teksa bën me gisht, pozë që përkujton ish-diktatorin e ndjerë irakian Saddam Hussein.
Policia ka thënë se më nuk mund të garantonin për sigurinë e banorëve prandaj zjarrfikësit kanë përdorur një kran të madh për të hequr shtatoren.
Më shumë se tre milionë njerëz në Gjermani kanë prejardhje turke dhe Erdogani, që fitoi përsëri zgjedhjet, pritet të bëjë një vizitë shtetërore më 28 dhe 29 shtator, si tentim për të përmirësuar marrëdhëniet me shtetin gjerman pas disa vjetësh mospajtimesh për disa çështje.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...