Pas pesë ditë kërkimi, është gjetur trupi i Shaban Shabanit nga Obiliqi i cili ishte mbytur të dielën në Liqenin e Batllavës.
Lajmin e kanë konfirmuar familjarët për telegrafin.
Gjetja e tij është bërë nga Pjestarët e Kompanisë së Kërkim- Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë të Kosovës ( FSK ), rreth orës 17: e 20.
Rasti kishte ndodhur gjatë ditës së diel, rreth orës 18 e 30.
Familjarët e 55 vjeçarit, kanë thënë për telegrafin se të dielën ata kishin shkuar për pushim në Batllavë.
Sipas tyre, Shabani së bashku me disa persona të tjerë të familjes kishin dalë me dy varka në liqe.
Ata ishin futur në ujë për t’u freskuar, dhe pas një kohe kur po notonin, papritur ishte zhdukur 55 vjeçari.
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...