Për më shumë se dy javë e zhdukur vajza 15-vjeçare Edona Vllasaliu nga Hajvalia e Prishtinës është gjetur sot në Ferizaj.
Babai i saj, Lulzimi, e ka konfirmuar për Gazetën Express, se vajzën e ka gjetur dhe e njëjta është mirë me shëndet.
Edona Vllasaliu është zhdukur që nga data 13 mars. Sipas babait të saj, ajo nuk ka pasur asnjë problem, ka qenë nxënëse e mirë dhe pasi e ka përfunduar orarin e shkollës atë ditë nuk është kthyer në shtëpi. Pas më shumë se dy jave ajo është gjetur shëndosh e mirë në Ferizaj.
“Po është gjetë, në Ferizaj. Mirë me shëndet, nuk tha kurgjo…”, tha babai i saj.
Ai tha se vajza e tij kishte qëndruar në Shtime në shtëpinë e një djalit, të cilin gjatë ditës së sotme e ka takuar edhe ai. Ndërsa, tani vajza është kthyer në shtëpi.
“Me një djalë të Shtimës ka qenë, më çoi në shtëpinë e tij, tash çika është te unë”, tha ai.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...