6 jetimë nga fshati Llapashticë e Epërme e Komunës së Podujevës janë bërë sot me shtëpi të re.
Kushtet e rënda në të cilat jetimët e familjes Jonuzi kanë jetuar deri më tani, kanë bërë që një iniciativë e hoxhës së “Xhamisë së Vjetër” në Podujevë, Imri Llugaliu të përkrahet dhe të vije deri tek ky gjest human.
Kjo është bërë e ditur edhe nga vet imami i kësaj xhamie i cili ka thënë se me rastin e festës së 28 nëntorit 6 jetimët e familjes Jonuzi u bënë me shtëpi të re.
“Faleminderit Zot që na e mundësove në këtë ditë gëzimi e feste ti gëzojmë me shtëpi të re 6 jetimët Jonuzi nga Llapashtica Eperme. Bamirësa , Zoti ju shpërbleftë”, ka shkruar Llugali.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme komuna e Podujevës ka dorëzuar edhe çelësat e 20 përfituesve të shtëpive të banimit social në Lagjen e Dëshmorëve./Gazeta Blic
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...