Google ADS

Gjakovë, të dyshuarit për dhunim seksual një muaj paraburgim

14:39 | 18 Shtator 2018
V. S.

Caktohet paraburgimi prej një muaji në rastin e të dyshuarit për veprën penale të dhunimit.

B.P. po dyshohet që me datë 14 shtator të ketë kryer veprën e dhunimit ndaj M.L. nga fshati Jahoc komuna e Gjakovës.

Në kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit të datës 15 shtator, thuhet se dyshuari B.P. e detyron të dëmtuarën M.L., të kryej aktin seksual.

I dyshuari sipas prokurorisë e kishte ftuar të dëmtuarën në banesën e tij kinse për shkak të sigurisë, pasi që ajo e kishte  babain në burg për dhunë në familje.

E dëmtuara e kishte paraqitur rastin në polici si dhunim ndaj saj.

Më tutje kërkesa shpjegon se babai i saj atë ditë kishte për t`u liruar nga burgu dhe pasi kishin dalur të gjithë familjarët tjerë, i pandehuri B.P. me forcë kishte kryer veprën e dhunimit, shkruan kallxo.com

Gjyqtari i procedurës paraprake Gëzim Pozhegu ia ka caktuar paraburgimin prej 1 muaji, me arsyetimin se i njëjti mund të largohet ose mund të fsheh provat./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme