Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale, Transplantim të Kundërligjshëm dhe Trafikim të Organeve.
Sektori Qëndror i Hetimeve – Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore në bashkëpunim me Inspektoriatin Shëndetësor dhe në konsultim me prokurorinë kanë realizuar një plan taktik në një spital në Gjakovë.
Me këtë rast janë arrestuar dy persona me inicialet (A.M mashkull kosovar dhe B.B femër kosovare).
Më poshtë lexoni njoftimin e plotë të policisë:
Arrestohen dy persona të dyshuar për vepra penale të Transplantimit të kundërligjshëm dhe Trafikim të organeve
Sot më 18.06.2019, Policia e Kosovës, konkretisht, Sektori Qendror i Hetimeve-Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore, në bashkëpunim me Inspektoratin Shëndetësor dhe në konsultim me Prokurorinë kompetente në Gjakovë, kanë realizuar një plan taktik në një spital në Gjakovë. Pas ndermarrjes së ketij plani ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar me inicialet (A.M. mashkull/shqiptar kosovar dhe B.B. femër/shqiptare kosovare) nën dyshimin se kanë kryer veprat penale: Transplantim i kundërligjshëm dhe Trafikim i Organeve dhe Qelizave njerëzore, si dhe Bashkëkryerja, sipas kodit penal të RKS-së.
Nga autoritetet kompetente janë sekuestruar edhe dokumentacione të ndryshme lidhur me rastin për procedura të mëtejme.
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...