Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka mbajtur sonte takim me simpatizantë të kësaj partie në Prishtinë, të cilëve u ka thënë se AKR-ja duhet të mobilizohet dhe të marrë drejtimin e qeverisë së ardhshme.
Në këtë tubim u zyrtarizua aderimi i Gent Begollit, ndërkohë që për qindra të tjerë që u tha se do të aderojnë sot Pacolli tha se zyrtarizimi i tyre do të bëhet në një kohë të caktuar, për shkak të kohës.
Pacolli tha se këto zgjedhje do të jenë më të vështirat ndonjëherë, andaj kërkoi mobilizim nga të gjithë për një shtet dinjitoz dhe qeveri me duar të pastra, përcjell Kosovapress. Ai tha se AKR nuk do të ndërrojë drejtimin dhe do të jetë gjithmonë e gatshme për shtet-ndërtim pa asnjë luhatje.
E Gent Begolli tha se me AKR-në do të punojnë bashkë për një Kosovë evropiane.
“Jam i lumtur që jemi bashkë. Në AKR do të punojmë të gjithë së bashku për një Kosovë të mirë, për një perspektivë të të rinjve, që Kosova të jetë evropiane ashtu siç e meriton dhe që qytetarët tanë të ndjehen të barabartë. AKR ka një vlerë të madhe, gjithmonë është dëshmuar për punë të sinqertë dhe në të mirë të vendit”, tha Begolli.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/724569107964792/
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk...
Reagon, Amir Rrahmani: Ne jemi Kosova
Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e ...