Google ADS

Gent Begolli i bashkohet AKR-së

15:10 | 3 Shtator 2019
Arbresh.info

Ish-anëtari i AAK-së, Gent Begolli, gjatë ditës së sotme pritet të aderojë në Aleancën Kosova e Re (AKR). 

Arbresh.info mëson se Begolli do të prezantohet sonte në tubimin që Aleanca Kosova e Re (AKR) mban me qytetarë dhe anëtarë të partisë.

Në tubimin që mbahet nga ora 19:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, AKR-së do t’i bashkëngjiten dhe dhjetëra të rinj.

Në partinë e Pacollit kanë konfirmuar, se Begolli sonte do t’iu bashkëngjitet radhëve të saj.

Begolli ka qenë drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës nga radhët e AAK-së, në mandatin e parë të Shpend Ahmetit.

Gjithashtu ai ishte edhe kryeshef ekzekutiv në PTK, nga ku dha dorëheqje për arsye të pasqaruara.

Ai më herët ka qenë kryetar i të rinjve të AAK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme