Liberalizimi i vizave ka mbetur çështje javësh që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të 2008-ës. Secili prej liderëve kosovarë, që nga ajo kohë kanë dhënë premtime se kur do të ndodhë liberalizimi, por këto premtime nuk janë realizuar asnjëherë. Instituti Epik ka sjellë premtimet e liderëve kosovarë dhe afatet kohore që kanë dhënë ata ndër vite për liberalizimin e vizave, shkruan Gazeta Express.
Instituti Epik ka publikuar premtimet e liderëve kosovarë dhe afatet që kanë dhënë për liberalizimin e vizave. Ky institute përgjegjësinë për mosliberalizimin e vizave gjatë vitit 2018 ia lë lidershipit politik të këtij koalicioni qeverisës, i cili ka dhënë premtime të papërgjegjshme dhe joreale.
Kjo është analiza e plotë e Institutit Epik:
Kush premtoi lëvizjen pa viza deri në fund të vitit 2018?
Kosova është duke hyrë në pjesën më të rëndësishme të vendimmarrjes që zhvillohet në kuadër të institucioneve të BE-së, lidhur me procesin e liberalizmit të vizave.
Siç kemi komunikuar si Instituti EPIK, kanë mbetur edhe 6 hapat deri në lëvizjen e lirë të qytetarëve. Pjesa kritike e këtyre hapave është votimi i plotësim ndryshimit të Rregullores 539/2001 nga ana e Këshillit të Bashkimit Evropian.
Po ashtu, bazuar në zhvillimet e kohës, EPIK pati komunikuar që nga muaji gusht se lëvizja e lirë për qytetarët tanë nuk mund bëhet këtë vit dhe njëkohësisht është argumentuar se skenari më pozitiv është që vendimmarrja për procesin e liberalizimit të vizave të përfundoj këtë vit, ndërsa qytetarët të lëvizin lirshëm në vitin 2019.
Së fundmi ky fakt u vërtetua edhe nga z. Peter Beyer, deputet gjerman nga CDU, anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme, dhe koordinator për Marrëdhëniet Transatlantike, në kuadër të MPJ-së gjermane.
Në ditët e fundit, zyrtarët e lartë të institucioneve kanë përdorur një gjuhë fajësuese dhe me elemente të urrejtjes etnike ndaj BE-së në rast mos-liberalizimit të vizave deri në fund të këtij viti.
Instituti EPIK i përcjellë me shqetësim këto deklaratat dhe rikujtojmë se asnjë përfaqësues i institucioneve të BE-së apo vendi anëtarë, asnjëherë, nuk ka dhënë afate kohore për liberalizimin e vizave. Janë vetë përfaqësuesit institucional të Kosovës të cilët kanë ofruar premtime të paqëndrueshme kohore për liberalizimin e vizave.
Prandaj, tendencat e udhëheqësve institucional për të hedhur fajin nga institucionet e BE-së janë të papranueshme.
Përgjegjësia për mos liberalizimin e vizave gjate vitit 2018 bie mbi lidershipin politik të këtij koalicioni qeverisës i cili ka dhënë premtime të papërgjegjshme dhe joreale./Express/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...