Drejtoresha e KOMF, Donjet Kelmendi në organizimin e fundvitit për ndarjen e çmimeve vjetore në fushën e të drejtave të fëmijëve ka falënderuar mediet për raportim në fushën e të drejtave të fëmijëvë.
“Pa përkrahjen e medieve nuk do të kishim sukseset që kemi arritur. Është sfidë për të raportuar për çështjet sociale në vend, andaj ju falënderojmë shumë”, ka thënë ajo.
Ndërsa u ndanë pesë çmime për storiet gazetareske më te mira në fushën e të drejtave të femijëvë, në mesin e tyre edhe gazetarja e arbresh.info, Agnesa Çitaku.
Fitues u shpallën, Kaltrina Rexhepi, Edona Kutleshi, Festim Kabashi.
Emirjeta Vllahiu dhe gupi i gazetareve, Agnesa Çitaku, Valon Fana, Fatjona Mani, Mergim Rudari dhe Ertan Galushi.
Punën e këtyre gazetarëve e lavdëroi edhe Avokati i Popullit, Hilmi Jashari.
“Duhet t’i marrim me seriozitet fëmijët, jemi duke bërë një gabim të madh në qasje sepse fëmijët janë e ardhmja e këtij vendi”, ka thënë ai.
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), me Forumin ZFD dhe Qendrën për Arsim të Kosovës (KEC), tradicionalisht organizojnë ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve për gazetari në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në Kosovë./arbresh.info/
”Karta e Romës”: ”Albania” fjala më e kërkuar e medias itali...
Mark Zuckerberg konfirmoi: Më shumë se 100 milionë përdorues...
Për çfarë e vë në siklet Sara-Drilonin?
Kosova dhe Shqipëria mbledhje të përbashkët Kuvendi, publiko...
Rina Balaj thumbon Butrint Imerin: Është i mbivlerësuar
Gresa e imiton Drilonin se si e përqafoi Saren për herë të p...