Google ADS

Gaxherri: Kjo Qeveri është Tribale, bëjnë gara kush po grabit poste me shumë

08:13 | 16 Mars 2019
Arbresh.info

“Nga e tërë puna deri tash e kësaj Qeverie mund të shihet se kjo Qeveri është Tribale dhe Fisnore, dhe nuk mund t’i sjellë asgjë të mirë qytetarëve të vendit”, thotë besa Gaxherri, deputete e LDK-së.

Në një intervistë për arbresh.info, ajo tutje shton se një Qeveri që përplaset mes veti për poste dhe toka, duhet të jetë sinjal që vendi të shkojë në zgjedhje.

“Prej sjelljeve të tyre s’mund të marrim asgjë ne. E gjithë qeverisja shkon duke u përplasur mes veti. Kjo qeveri është Tribale dhe Fisnore dhe nuk sjell asgjë të mirë për qytetaret. Ata përplasen mes veti për të grabit poste dhe toka dhe për të tregu se cili është i pari”.

Për Gaxherrin,  është i pa pranueshëm një Ekip Negociator dhe një Platformë kur Kosova ka Kushtetutën e saj. Ajo thotë se me këtë ne vetëm po tregohemi të dobët karshi Serbisë. Ndërsa shtonë se çështja e dialogut po le në harrës problemet e vërteta në Kosovë.

“Ne si LDK s’jemi pajtua, këto  dokumente  s’janë kushtetuese. Qeveria dhe Kuvendi na japin me kuptua se janë një qeverisje Tribale dhe Fisnore pasi që s’po respektojnë ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Ne kemi dokumente kushtetuese dhe nuk duhet të bëjmë  grupe dhe letra pasi që në ketë mënyrë  ne do të jemi shumë të dobët karshi Serbisë. Duke u thirrë me vite të tëra për dialog me Serbinë po harrohen problemet e tjera të Kosovës dhe qytetarëve. Ne po mundohemi të ngrisim çështje që po e shkatërrojnë vendin siç janë shpenzimet. Është e pakuptimtë që brenda vitit të harxhohen rezervat shtetërorë, por zgjidhje e vetme  është shkuarja në zgjedhje”.

Ndonëse përmend zgjedhjet si një mundësi të mirë për të dalur nga kjo gjendje, deputetja Gaxherri, tregon se nuk kanë ndonjë harmonizim me Listën Serbe për të rrëzuar këtë Qeveri.

Gaxherri, shton se në momentin kur një mocion i tillë hidhet në votim, askush askënd s’mund të ndalë për të votuar.

“Lidhja Demokratike e Kosovës ka pas edhe në fillim të mandatit mundësinë që t’i bashkojë votat për ta rrezuar këtë Qeveri. Atëherë nuk e kemi pranuar këtë proces për t’i tregu Serbisë se nuk mundet me ndërru Qeverinë kur të dëshirojnë. Gjatë rrugëtimit ne sot e kemi opozitën me një parti si PSD-ja që ju ka bashkëngjitë Qeveris dhe si kemi as 51 vota sa i kishim. Kur të mendojmë se e kemi numrin, do ta bëjmë mocionin. Nuk do ta ndalë askush-askënd për të votuar për rrëzimin e kësaj Qeverie. Ne se kemi harmonizuar asnjë proces me Listën Serbe. Ne si kemi votat për ta rrezuar e as Qeveria për të qeverisë, kjo është një situatë e rëndë andaj kemi ngecje në qeverise. S’e kemi harmonizuar asnjë çështje me Listën Serbe për ta rrezuar Qeverinë”, ka përfunduar Gaxherri./V.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme