Google ADS

Gatishmëria për luftë në Serbi vazhdon të mbetet në shkallën më të lartë

15:50 | 1 Tetor 2018
Arbresh.info

Siguria e sigurisë në gjithë hapësirën e Serbisë po përcillet me kujdes, nuk kemi paralajmërim të asnjë shqetësimi e as diçka negative që do të mund të ndodhë ndonjë gjë negative, ka deklaruar ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin me rastin e ngritjes së gatishmërisë luftarake të Ushtrisë së Serbisë, transmeton Koha.net.

“Gjithmonë dhe në çdo moment duhet të keni para sysh çdo pjesë të vendit tonë, qoftë ai Bujanoci, Presheva, Medvegja, Novi Sadi a Vranja”, citon FoNet të ketë thënë Vulin duke folur për ngritjen e gatishmërisë luftarake në Luginën e Preshevës

Ai ka përkujtuar se qëndrimi i kryetarit t Serbisë Aleksandar Vuçiq po respektohet në mënyrë absolute dhe se ngritja e shkallës së gatishmërisë luftarake në Serbi do të jetë e tillë derisa situata në Kosovë të jetë krejtësisht e qartë dhe derisa të mos ketë kurrfarë kërcënimi për serbët që jetojnë atë hapësirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme