Google ADS

Gashi : Po negociojmë që Selimi të intervistohet në Prishtinë e jo Hagë

16:33 | 8 Janar 2019
Arbresh.info

Ditë më parë u raportua se ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi është ftuar për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Por është pikërisht avokati mbrojtës i tij, Tomë Gashi i cili ka deklaruar se nuk është e vërtetë të Sylejman Selimi është ftuar nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm për t’u intervistuar në Hagë.

“Gjeneral Sylejman Selimi,ish Komandanti I Shtabit te Pergjithshem te UCK-se nuk eshte ftuar asnjehre nga Zyra e Prokurorit Special per tu intervistuar ne Hage”, ka shkruar Gashi

Tutje ai ka shkruar se gjendja shëndetësore e Selimit është përkeqësuar.

” Ne ekipi I avokateve jemi duke negociuar me Zyren e Prokurorit Special per intervistimin e z.Sylejman Selimit ne Prishtine per nje date te papercaktuar kur gjendja e tij shendetesore te normalizohet”, ka përfunduar Gashi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme