Ish-ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, nga radhët e PDK-së, ka thënë se LDK-ja është njëra nga partitë e cila mund të identifikohet për korrupsion.
Ai tutje ka shtuar se në LDK, fryma e re shfrytëzohet në raste të caktuara, por thotë se aty marrin vendime “pleqtë”.
“LDK nuk mund të flas për korrupsion. I vetmi subjekt që mund ta luftojë korrupsionin është PDK-ja”, ka thënë ai.
Duke folur për paktin kundër korrupsionit të propozuar nga PDK-ja, ai ka thënë se Veseli ka dashur që një pakt i tillë të jetë pjesë e të gjitha partive, kushdo që vjen në pushtet.
Gashi thotë se për më pak se dy vjet kanë transformuar infrastrukturën sportive në gjithë Kosovën.
Ai tutje ka shtuar se personat të cilët kanë probleme me ligjin nuk janë pjesë e vendimmarrjes në parti.
“Kryetari Veseli e ka marrë një vendim për distancim me të gjithë ata që kanë probleme me ligjin dhe derisa ata hetohen nga drejtësia nuk do të jenë pjesë e listës dhe as pjesë e vendimmarrjes. Nëse kryetari Xhemajli dhe të gjithë të tjerët do të lirohen nga aktakuzat do të jenë pjesë e partisë”, ka thënë ai.
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...