“Është e pavërtetë(që themelimi i Asociacionit është nënshkruar nga Isa Mustafa). Ky është vendimi për themelimin e Asociacionit(lexon marrëveshjen mes Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiqit më 2013) që është kthyer në akt obligativ për Kosovën. Pika dy dhe pika njëzetenjë thonë se Gjykata Kushetuese përcakton çfarë do të jetë ky Asociacion”
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se dokumenti i nënshkruar nga ish-kryeministri Isa Mustafa në Bruksel nuk përmban shkelje të Kushtetutës së Kosovës.
brendshëm. Në këto rrethana është me rëndësi të kihet parasysh se nëse ne hyjmë në këtë proces cili është koncepti i shtetit shumëkombësh? Çka do të ndodhë me vendet e rezervuara? Çka do të ndodhë me shumicën e dyfishtë?”
“Është e pavërtetë(që themelimi i Asociacionit është nënshkruar nga Isa Mustafa). Ky është vendimi për themelimin e Asociacionit(lexon marrëveshjen mes Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiqit më 2013) që është kthyer në akt obligativ për Kosovën. Pika dy dhe pika njëzetenjë thonë se Gjykata Kushetuese përcakton çfarë do të jetë ky Asociacion”.
“Pra nuk mund të thuhet se Isa Mustafa e ka bërë Statutin apo Asociacionin me kompetenca anti-kushtetuese”.
Në Zona e Debatit, ai ka deklaruar që ideja e Hashim Thaçit për korrigjim kufiri me Serbinë e çon Kosovën drejt një varg dilemash, të cilave duhet t’u gjendet përgjigja.
“Në 30 vjetët e fundit komuniteti ndërkombëtar ka ndërtuar konceptin e shteteve shumëkombëshe, si Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Kosova”.
“Nëse ne sot flasim për ndryshim të konceptit dhe ndryshim të kufijve, hyjmë në fazën e rirregullimit të brendshëm. Në këto rrethana është me rëndësi të kihet parasysh se nëse ne hyjmë në këtë proces cili është koncepti i shtetit shumëkombësh? Çka do të ndodhë me vendet e rezervuara? Çka do të ndodhë me shumicën e dyfishtë?”
“Ne jemi të vetëdijshëm që në skenën politike globale në këto dy vjet ka pasur zhvillime që shkojnë kah shteti nacional. Nëse marrim dhe shohim situatën – pra BREXIT, si dalja e Britanisë nga BE-ja dhe ardhjen e presidentit Donald Trump, shohim elemente nacionaliste që shoqërohen me tendenca të prishjes së BE-së dhe krijimit të shteteve nacionaliste”.
“Faktor i rëndësishëm dhe që ka implikime rajonale është edhe Rusia. Ajo ka interes jetik që BE-ja të dobësohet sa më shumë dhe mundësisht të shpërbëhet dhe në këtë koncept nacional të fitojë. Faktor tjetër është dhe Turqia, që ka interesat e veta strategjike në këtë rajon”. /klankosova.tv/
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji