Google ADS

Gashi: Mbajtja në paraburgim pa vendim gjyqësor e Selimit dhe Demakut, skandali më i madh juridik i pasluftës

17:52 | 24 Gusht 2018
Arbresh.info

Avokati Tomë Gashi përmes një postimi në Facebook ka thënë se skandali më i madh juridik i pasluftës është mbajtja në paraburgim të Sylejman Selimit dhe Jahir Demakut pa vendim gjyqësor.

Ai ka thënë se nesër për këtë do të mbajë konferencë për media.

“Nesër, më 25 gusht 2918, në orën 14:00 në zyrën time në Prishtinë do të mbaj konferencë për media për të sqaruar skandalin më të madh juridik të pasluftës në Kosovës të mbajtjes së komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi dhe të Jahir Demakut në paraburgim/vuajtje të dënimit pa vendim gjyqësor për më tepër se 75 ditë”, ka shkruar Gashi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme