Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi së bashku me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli, morën pjesë në shpërndarjen e certifikatave për të rinj të cilët janë trajnuar në fushën e Ndërmarrësisë dhe Zhvillimit të Planit të Biznesit, ky aktivitet u realizua në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë 12 gushtin.
Duke u bazuar në Planin e Veprimit për Punësimin e të Rinjve 2018-2020, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka mbështetur Organizatat Jo-qeveritare që veprojnë si ofruese të trajnimeve me projektet e tyre që kontribuojnë në rritjen e punësimit përmes ofrimin e shërbimeve cilësore të punësimit për të rinj të moshës 18-24 vjeç.
Gjatë kësaj ceremonie ministri Gashi tha se “Sot kemi një ditë të rëndësishme për të gjithë të rinjtë e Kosovës, e veçanërisht për të rinjtë të cilët janë trajnuar në fushën e ndërrmarrësisë, projekt ky i cili ka për qëllim krijimin e vendeve të punës përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë ekonomike dhe trajnimeve për ndërmarrësi për të rinj”.
Tutje ministri Gashi tha se “qëllimi i realizimit të projekteve të tilla është që të rinjtë të zhvillojnë kapacitet profesionale në përputhje me nevojat e tregut të punës duke pasur parasysh që vendi ynë ka shume kuadro që janë të aftë t’i japin shoqërisë ide inovative për biznesi”.
Ndërkaq kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli tha se:
“Qytetarët duhet të marrin vendim si duhet të ec Kosova. Mund të forcohet rinia, është mundësi që rina të ketë angazhim të fuqishëm e më së shumti ta ruajmë atë që e kemi arritur si shtet i pa varur dhe sovran”. /arbresh.info/
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...
Ish-koloneli për armatimin: Banjska qe e përgatitur, aksione...
“Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale!” Australia, gati nda...