9 prilli i vitit 1999, është data kur u zhvillua një nga betejat më heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Beteja e Koshares.
Në lidhje me organizimin e saj dhe detaje tjera, në Frontal Live ka folur njëri nga personat kyç të kësaj beteje, Xhafer Gashi.
Gashi, që në atë kohë ishe shef i zbulimit dhe kundërzbulimit, ndër tjerash, tha se ndjen emocione sa herë i kthehet Koshares për shkak se 113 shokë të tij prehen atje.
Ai foli mbi kujtimet që ka prej asaj ditë.
‘’Diku rreth 40 ditë është punuar në identifikimin e planit për thyerjen e kufirit, është hetuar armiku. Koha ishte pothuajse identike me sot, 9 prilli 1999 ishte ditë me shi. Është përcaktuar Kosharja, për të vetmen arsye sepse Serbia në atë kohë në këtë pikë konsiderohej më e fuqishmja me armatim. Kur kemi identifiku pikën e sulmit, kemi vendosur menjëherë minahedhësit dhe mjetet tjera. Armikun e kemi zënë në befasi. Ata për këtë arsye e kanë quajtur ‘’tmerri i Koshares’’, deklaroi Gashi në Frontal të T7.
Gashi foli edhe për shifrat e të vdekurve nga pala serbe.
‘’Në bazë të informacioneve janë rreth 400 të vdekur nga ushtria serbe, ata thonë se janë vetëm 106. Është hera e parë në Koshare që janë vrarë edhe mercenarët rusë’’, theksoi Gashi.
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani