LDK-ja i bën thirrje institucioneve të Kosovës dhe bizneseve, që të zëvendësojnë produktet që vijnë nga Serbia e BeH.
Kështu u shpreh deputeti i LDK-së, Arben Gashi, që në Interaktiv të KTV-së tha se çdo taksë që vendoset në kufi do të ketë pasoja në çmimet në treg.
Ai tha se do të ishte mirë që qytetarët e Kosovës mos të vuajnë rritjen e çmimeve të produkteve në treg. Gashi tha se vënia e kësaj takse prej 100 për qind, megjithatë, pas një kohe mund të reduktohet.
“Ka 19 vite që Qeveria e Serbisë ka sjellje të këqija ndaj Kosovës. Kosova nuk u kundërpërgjigj njësoj. Tani sjelljet e Kosovës duhet të kenë maturi, normalisht edhe ne edhe Serbia kemi qeverisje demokratike, barrierat përmes taksave nuk rekomandohen si të tilla, por duke pasur parasysh veprimet e Serbisë, ne u desh të kundërpërgjigjemi. Kështu maksimalizohet profiti ynë. Unë personalisht, jam favorizues i reduktimit gradual të taksës. Aq sa bën Serbia veprime të mira ndaj Kosovës, aq të veprojmë ne në taksë”, tha deputeti i LDK-së.
Gashi, gjithashtu tha se duhet kushtëzuar edhe Bosnja, por me realitetin e Kosovës.
Foli edhe për proteston e serbëve që do ta mbajnë nesër në veri të Mitrovicës, për ngritjen e taksës. “Serbët në veri mund të protestojnë, kanë të drejtë, shpresoj që ata t’i zbatojnë ligjet në Kosovë. Nuk kuptoj çka duan ata? A duan që me zor t’i konsumojmë produktet e Serbisë?”, pyet Gashi, duke thënë se Serbisë i intereson vetëm që produktet e tyre t’i sillen në Kosovë, shqiptarëve.
“Serbisë i intereson që produktet e veta t’ia sjellë shqiptarëve, jo serbëve”, tha ai.
Gashi shtoi se Serbisë, i intereson qetësisht mbajtja e këtij tregu. “Besoj që Serbia do të dorëzohet shumë shpejt në këtë pikë”, tha ai.
Gashi tha se ka fillimisht mos përputhje idesh mes liderëve në koalicionin qeverisës, e kjo shkakton pasiguri edhe te qytetarët.
Ka folur edhe kur është pyetur për Ramiz Kelmendin, që vjen nga LDK-ja, e që importon nga Serbia.
“Mendoj se nuk ka dëshmi që ai ka interesa me Serbinë. Nëse ka, do të mbajë përgjegjësi. Ai mbron kompanitë e veta. Nëse dëshmohet se ka manipulime me çmime, institucionet e Kosovës duhet të reagojnë”, tha ai.
Gashi foli edhe për dështimin e Kosovës të anëtarësohet në INTERPOL.
“Problemi ka të bëjë me qasjen që Kosova ka në organizata ndërkombëtare. Ky dështim lidhet me faktin se Qeveria gjithashtu s’ishte aspak e gatshme. Vetëm premtonin se Kosova bindshëm do të anëtarësohet. Nuk mundesh me mashtruar qytetarin në atë mënyrë siç bëri Qeveria” , tha ai.
Gashi gjithashtu tha se pati qartazi dështim të Qeverisë së Kosovës, sepse nuk ditën të komunikojnë me partnerë.
“Këta tanët shkuan me një strategji të çuditshme. Pati dështim të politikës së jashtme. Dështimi në INTERPOL nuk varet nga ne, por mënyra se si u sillëm atje. U shpenzuan miliona euro dhe rezultati është negativ. Ky ishte dështimi më i madh deri tash”, tha ai.
Për këtë çështje, tha Gashi, duhet të bie Qeveria në krye me Haradinajn.
Ai përmendi mungesën e Pacollit në seancën e sotme. Tha se Pacolli mendon që e ka në dorë Qeverinë.
“Ai dhe Qeveria po harrojnë se si po sillen ndaj qytetarëve të Kosovës. S’mund të sillen kështu e të mos vijnë t’i përgjigjen popullit. Në Kuvend, i përgjigjen popullit, ata s’po vijnë prandaj duhet të shkarkohen”, tha Gashi.
Politika nuk është veprim individual, ashtu siç po sillen liderët, tha Gashi.
“Qeveria është e papërgjegjshme në mënyrën si sillet e si voton në Kuvend. Shumë shpejt do t’i vie fundi. Nëse jo nga opozita, do t’i vie fundi nga vetë-shkatërrimi i brendshëm”, tha ai.
E vetmja arsye që i mban partitë në koalicion bashkë, tha Gashi, i mban frika nga mos-humbja e pushtetit.
Gashi tha se në një situatë normale, kur ka dështime të diplomacisë si në Kosovë, bëhet e ditur që liderët kanë humbur legjitimitetin. “Por këta tanët s’heqin dorë, vazhdojnë të ndihen komod”, tha ai./Koha.net/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...