Subjektet politike kanë afat nga 25 shtatori e deri më 4 tetor për prezantimin e programit qeverisës para qytetarëve për zgjedhjet e 6 tetorit.
Për këto zgjedhje, Komisionin Qendror Zgjedhor ka kërkuar një buxhet prej 5 milionë e 689 mijë euro, apo afër dy milionë më shumë nga zgjedhjet e 11 qershorit 2017, kur Qeveria ra si pasojë e nënshkrimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Mustafa.
Kjo rritje e buxhetit, është kërkuar nga KQZ-ja për shkak të rritjes së pagës në sektorin publik.
Mesnata e kësaj te premte është afati i fundit për deklarimin e koalicioneve parazgjedhore.
Ndërkohë, thyerja e parë ka ndodhur mes LDK-LVV, të cilat ishin afër bërjes së koalicionit, pasi dyja palët e duan postin e kryeministrit./TCH
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...