Në njoftimin e Let’s Do It World përmendet pjesëmarrja masive e qytetarëve të Kosovës në këtë Fushatë që zgjati për tre muaj rresht – duke filluar nga 15 shtatori, e deri sot (15 dhjetor) që po shënohet fundi i kësaj Fushate.
Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” përgjatë këtyre tre muajve iu bashkuan mbi 195 mijë vullnetarë, apo rreth 10.7 për qind e popullsisë së vendit.
Ekipi i Let’s Do It në Kosovë operon në kuadër të rrjetit të Let’s Do It World, ndërsa për punën e suksesshme të këtij viti do të shpërbehet me çmim nga kjo Lëvizje Globale në Konferencën për Pastrimin e Botës, që mbahet në Estoni nga 24 deri më 27 janar, ku marrin pjesë përfaqësues nga 158 shtete të ndryshme.
Let’s Do It World përmend qindra aksionet që u organizuan në Kosovë në kuadër të kësaj Fushate, e cila këtë vit për dallim prej herëve të tjera u organizua në bashkëpunim me institucionet, si dhe është financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Rezultati citohet si mbresëlënës, natyrisht falë punës dhe përkushtimit shumë të madh të të gjithë atyre që kanë qenë të përfshirë.
Po ashtu, aty përmendet krijimi i Task Forcës nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ku u bën bashkë Ministri përkatëse dhe shoqëria civile, të koordinuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të vendit.
Drejtori Ekzekutiv i Let’s Do It në Kosovë, Luan Hasanaj është shprehur jashtëzakonisht i kënaqur me rezultatet e kësaj Fushate, duke thënë: “Për shkak të Let’s Do It, Kosova tani është bërë një nga vendet më të pastra në rajon, me qindra deponi ilegale më pak. Jam shumë i lumtur.”
“Kjo histori frymëzuese është testament për potencialin e lëvizjes Let’s Do It si një forcë pozitive për të mirën. Bukuria e saj qëndron në fuqinë e njerëzve të zakonshëm për të arritur gjëra të pabesueshme duke u bashkuar – bashkëpunuar, dhe ndërtuar ura midis të gjitha niveleve të shoqërisë”, thuhet tutje në njoftimin e Let’s Do It World për Fushatën “Ta Pastrojmë Kosovën”, më të suksesshmen në botë.
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...