Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, situata sinoptike vazhdon të mbetet e pandryshuar edhe ditën e shtune, përderisa ditën e diele do të krijohen kushte tjera meteorologjike, duke bërë që mbi vendin tonë të mbajë mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe ulje të lehta të temperaturave në vlerat e maksimaleve.
“Vranësirat pasdite do të jenë në zhvillim e sipër dhe si të tilla do të mundësojnë që në shumë territore të vendit të ketë reshje shiu të përcjellura me shkarkime rrufesh. Edhe në fushat barike pritet të ketë rënie nën vlerat e normales”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7m/s”, përfundon njoftimi i IHMK-së
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë