FSK vazhdon t’u ofrojë ndihmë banorëve të Suharekës pas vërshimeve

18:09 | 19 Gusht 2018
V. S.

Pas vërshime nga reshjet e shiut në komunën e Suharekës, FSK ka vazhduar edhe sot ndihmën për banorët e kësaj zone.

Në ditën e katërt pas reshjeve të shiut, pjesëtarët e FSK-së po vazhdojnë operacionin e tyre në mbështetje të qytetarëve të kësaj komune. Kjo gjë është bërë e ditur edhe nga zv/ministri i Ministrisë së FSK-së, Burim Ramadani.

Postimi i plotë:

“FSK vazhdon mbështetjen për Suharekën

Në ditën e katërt të mbështetjes, vizitova sërish pjesëtarët e FSK-së që po vazhdojnë operacionin në mbështetje të qytetarëve dhe komunës së Suharekës, pas vërshimeve në natën mes të mërkurës dhe të enjtes.

Vizitën, bashkë me Kryetarin Bali Muharremaj, e bëmë në Grejkoc të Suharekës.

Duke ditur nevojat e qytetarëve janë të mëdha, FSK nuk është ndalur që nga e enjtja dhe do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme”, ka shkruar Ramadani ne facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme