FSK-ja dhe Njësia Speciale dhurojnë gjak

11:46 | 14 Qershor 2019
A Z

Në kuadër të Javës së Dhurimit Vullnetar të Gjakut, pjesëtarë të FSK-së dhe të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës kanë dhuruar gjak.

Dhurimi i gjakut u bë në sheshin “Nënë Tereza”, Prishtinë.

Bukurije Zhushi, drejtoresh për dhurimin e gjakut, ka thënë se kjo iniciativë ka përkrahje të madhe nga Njësia speciale e Kosovës dhe FSK-ja.

“Ta festojmë këtë ditëm sepse është një manifestim e në të nejtën kohë është kënaqësi të kemi FSK-n, Njësinë Speciale të Kosovës dhe kadetët që të dhurojnë gjak. Interesimi është i madh nga qytetarët e sidomos nga të rinjtë” ka thënë Bukurije Zhushi drejtoreshë për dhurimin e gjakut.

Kolonel Sefer Isufi nga Forca e Sigurisë së Kosovës ka thënë se këtë iniciativë e mbështesin 60 pjesëtar të saj.

“FSK vazhdon të jetë e gatshme të dhurojmë gjak, e duke filluar qysh nga koha e pranverës. Ketë aksion e kamë mbështetur 60 pjesëtar të kësaj force”, ka thënë Kolnel, Sefer Isufi.

Major Amir Gërguri nga Policia e Kosovës tha se është një iniciativë e qëlluar sepse gjithmonë Policia e Kosovës ka marrë pjesë në këto iniciativa pwr dhurimin e gjakut./Arbresh.info/

 

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/878251595873057/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme