Google ADS

Frashër Krasniqi reagon pas arrestimit të Dardan Molliqajt

14:44 | 13 Maj 2019
V. S.

Frashër Krasniqi ka reaguar pas arrestimit të bashkë partiakut  të tij Dardan Molliqajt.

Përmes llogarisë së tij zyrtare në Facebook, Krasniqi ka thënë se pushteti ka problem me PSD-në.

Postimi i plotë:

“Na thanë që ju PSD jeni me pushtetin. Sot kur pushteti po i arreston vetëm anëtarët e PSD-së për protestat që i kishim bërë bashkë në VV, çka me ju thënë atyre? Pse e arrestuan bash Dardan Molliqajn? Edhe pushteti, edhe subjektet e tjera, po shihet që problemin më të madh e kanë me PSD-në. Sepse është subjekti i vetëm që me politika alternative e sfidon pushtetin, kurse me qasje progresive i vë në pah mangësitë e opozitës” ka shkruar Krasniqi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme