Fotografi nga Zelanda e Re publikon librin me fotografi nga lufta e Kosovës

21:08 | 25 Tetor 2018
V. S.

Fotografi veteran nga Zelanda e Re, Wade Goddard ka publikuar librin e tij me fotografi nga lufta e Kosovës në vitin 1998-99.

Në imagjinatën e Wade, Kosova është pikturë e trupave të fëmijëve të vdekur. “The Kosovo War” është publikuar muajin e kaluar, transmeton Indeksonline.

Në librin e tij Wade portretizon tragjedinë të cilin familjet shqiptare kaluan gjatë viteve 1998-99. Në kohën kur Goddard ishte në Kosovë ishte i ri në moshë dhe në atë kohë ai nuk kishte menduar që pasioni për fotografinë do ta sillte në vende të luftës.

“Unë nuk kam menduar kurrë që do të punoj në një zonë lufte. Unë kontaktova një fotograf për ta pyetur se si të vijë këtu. Unë erdha në Ballkan për të qëndruar vetëm për një muaj por qëndrova përgjithmonë” tha Goddard në intervistë për median kroate.

Tash Wade jeton në Dubrovnik të Kroacisë dhe është 49 vjeçar. Ai shpreson që fotografitë e tij nga lufta e Kosovës dhe Bosnjës të dokumentojnë disa nga faqet më të errëta të humanizmit në Evropë./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme