Agjencia e Kosovës për Forenzikë që nga fillimi i themelimit është garantuar që do të sjell cilësi në shërbimet forenzike për qytetarin e Kosovës dhe për të lehtësuar punën e institucioneve në arritjen e drejtësisë. Kjo agjenci numëron gjithsej 5 mijë ekspertiza në vit, me rreth 40 mijë prova materiale që ofrohen për prokurorin, për gjyqësinë, hetuesinë dhe asgjenci të tjera të zbatimit të ligjit.
Sa i përket besueshmërisë, është njëri ndër agjencionet më kredibile dhe me integritet më të lartë në kuadër të Kosovës, sepse në bazë të statistikave që i posedon ky agjencion prej vitit 2003 nuk ka pasur ndonjë keqpërdorim të detyrës zyrtare.
“Sipas kredibilitetit që ka ky agjencion besueshmëria e saj është në nivel të duhur sepse nuk ka pasur keqpërdorim apo abuzim të detyrës zyrtare. Normalisht kemi pasur raste kur kemi pasur vonesa në kryerjen e rasteve por, kryesisht ka qenë në kuadër të normave dhe problemeve teknike të laboratorëve por që kredibiliteti, besueshmëria dhe integriteti i Agjencisë së Forenzikës është në nivel të lartë, sepse mbështetet në standardet që i ka vendosur agjencia me metodat e akredituara sipas normave ndërkombëtare siç janë “ISO 17025”, që e garanton ekspertizën, cilësinë dhe krahasohet me Evropë dhe SHBA”, është shprehur për arbresh.info, kryeshefi ekzekutiv, i Agjencionit të Kosovës për Forenzikë, Blerim Olluri.
Çdo qytetar i Republikë së Kosovës është i regjistruar në regjistrin Civil të Kosovës në bazë të shenjave të gishtërinjve, por nëse ndodhë një krim kryeshefi ekzekutiv, Blerim Olluri, për Arbresh.info, ka thënë se janë dy aspekte në zbulimin e rastit.
“Janë dy aspekte ku mund të na qojnë deri tek zbulimi i rastit, e para është në bazë të të drejtave të njeriut dhe të drejtës Penale, kurse tjetra të aspektit teknik. Në aspektin e të drejtave të njeriut dhe të drejtës Penale duhet që regjistri Civil, ku përmes gjurmëve të gishtave të kaloj në regjistrin kriminal duhet të kaloj një ligj i veçantë, ku duhet të kaloj nga Parlamentin e Kosovës dhe të hyj në fuqi, në mënyrë që të mundësohet që secili qytetar i Kosovës të kaloj në regjistrin e “AFIS”-it kriminal, për çështje kriminale që Forenzika e posedon, kurse në aspektin teknik apo procedural ne nuk e posedojmë regjistrin Civil, sepse kemi databazë vetëm për çështje kriminale, por nëse personi ka dyshim se ka kryer ndonjë vepër penale, atëherë ai regjistrohet në sistem, ndërsa për çështje civile procedura kalon përmes prokurorit, i cili urdhëron që gjurmët e regjistruar në sistemin për regjistrin “AFIS”, që është në kuadër të Agjencisë së Forenzikës, të kalojnë në kërkim në databazën kriminale”, është deklaruar për Arbresh.info, Kryeshefi ekzekutiv, i AKF-së, Blerim Olluri.
Ai gjithashtu për Arbresh.info, tha se dokumentet e falsifikuar në Kosovë janë bërë të shpeshta në vend, duke filluar nga pasaportat, vizat, dokumente tjera apo edhe nënshkrime e dorëshkrime, kjo agjenci merret me zbulimin e këtyre rasteve, sepse ekspertët e laboratorit të grafologjisë bëjnë ekzaminimin e këtyre rasteve.
“Nëse ekziston ndonjë dyshim për ndonjë rast se është kryer ndonjë vepër penale, qoftë falsifikim i nënshkrimit apo dorëshkrimit, urdhërohet eksperti nga prokurori që të filloj ekzaminimin, por që duhet të jenë edhe mostrat e shkruar nga personi i dyshuar në këtë rast apo viktima kushdo qoftë, sepse mund të kemi të dyshuar apo edhe viktimë që pretendon që iu është bërë ndonjë e padrejtë me nënshkrim apo ia ka nënshkruar dikush. Por, nëse ka mostra të mjaftueshme eksperimentale, eksperti merr ato mostra, bënë krahasimin e asaj që është e kontestueshme, me mostrat e njohura eksperimentale, dhe eksperti vjen në përfundim se ai nënshkrim a është dhënë nga personi apo jo, në bazë të karakteristikave në bazë të asaj që sheh, nga kjo i ndihmon prokurorit apo gjyqësorit që të zbardhet një çështje”, u shpreh më tutje, Olluri.
Vrasjet politike, që ndodhin në Kosovë, shpesh kanë quar shtetin në këmbë. Por, pothuajse asnjëherë nuk janë shfaqur ato ekspertiza, por kryeshefi ekzekutiv, tregon se si mund të shkohet deri tek zbardhja e veprës.
“Në regjistrin tonë të armëve të zjarrit, pra nëse flasim për armët me leje, ku secili politikan apo qytetar mund të ketë të drejtën të marrë një armë sipas proceduarve apo dispozitave ligjore, atëherë secila armë e zjarrtë që është me leje zyrtare duhet të regjistrohet në regjistrin tonë me gëzhoja dhe me predha, ku duhet të figurojë, por nëse ajo armë përdoret në ndonjë vendngjarje, atëherë identifikimi i asaj arme është i lehtë, sepse ne e kemi gëzhojën dhe predhën në regjistër, e atëherë bëhet krahasimi i asaj arme apo gëzhoje që i kemi në regjistër”, është shprehur Kreshefi ekzekutiv, Blerim Olluri.
Ai u shpreh më tutje se AND-ja, është një ekspertizë që mundëson zbulimin e kryerjes së veprës.
“Identifikimet më të mëdha lidhur me veprat penale që bëhen sot është AND-ja, një revolucion që mundëson identifikim 99.99%, të kryerjes së veprës penale, që janë gjurmët e gishtave, që mundësojnë drejtpërdrejt në identifikimin e personit, sepse gjurma e gishtit është unike, sa që as binjakët nuk e kanë të njëjtë gjurmën, sepse vetëm një person mund të lë gjurmë tek vepra”, ka thënë Olluri, për portalin Arbresh.info.
AKF, është agjencioni më i ndjeshëm sa i përket punës profesionale, sepse vetëm me një gabim në ekspertizë një person mund të merr dënim me 20 vite burg.
“Në agjencionin tonë për forenzikë, nëse bëhet një ekzaminim i gabueshëm në ADN, dhe një person gabimisht mund të merr dënimin me 20 vite burg siç ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo një gabim i mundshëm i identifikimit përmes gjurmës së gishtit mund të vendos të fajshëm një qytetarë, ku këtë vendim e merr gjykata, por jepet një ekspertim që e identifikon kryerësin e veprës penale përmes gjurmës së gishtit në vendin e ngjarjes”, ka thënë Kryeshefi ekzekutirv, Blerim Olluri./E.Ballazhi./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...