Fondi Monetar kërkon reformë në Listat e Veteranëve

10:43 | 30 Tetor 2018
Arbresh.info

Në prononcimin pas vizitës së misionit të FMN-së në Kosovë, Ministri i Financave Bedri Hamza, ka thënë se kanë biseduar për një sërë çështjesh.

Sipas ministrit pritet që të ketë përmbushje të planit për të hyrat si dhe që janë të detyruar të bëjnë ndryshime në strukturën buxhetore, raporton portali arbresh.info.

“Sa i përket ecurive të buxhetit presim që do të kemi përmbushje të planit të mirë të hyrave. Ftoj komunat që të angazhohen në grumbullimin e të hyrave. Jemi të detyruar të bëjmë ndryshime në strukturën buxhetore. E kemi aprovuar buxhetin me një diferencë simbolike. Kjo nuk e ndryshon qasjen tonë të përbashkët. FMN mendon duhet të jenë të hyrat më të vogla. Iu ka dhënë prioritet sektorëve shëndetësisë. Nëse rritet buxheti për arsim rend dhe ligj duhet të rriten edhe efektet. Borxhi publik është 16 për qind në raport me BPV në. Ne duhet të jemi të kujdesshëm me koston e projekteve”, u shpreh ai.

Ndërsa Stephanie Eble nga FMN-ja tha se duhet të shkojë përpara reforma për listat e veteranëve.

“Është me rëndësi që të rriten alokimet në shëndetësi, arsim, gjyqësor. Kemi disa shqetësime në projektbuxhet. Ju mbështesim në të hyrat e administratës. Shfrytëzimi i të hyrave nga privatizimi rrezikon që paratë të shkojnë në projekte të pashfrytëzuara. Reforma në administratën tatimore duhet të shkojë përpara. Nga ana e shpenzimeve duhet të jetë thelbësore që të vazhdohet tutje reforma në listën e veteranëve, projektligji për paga duhet të rishikohet sepse nuk siguron pagë të barabartë për punë të barabartë. Alokimet e buxhetit në sektorët konkret duhet të bëhen në përputhje me reformat. Duhet të trajtuar humbjet e ndërmarrjeve publike”, tha Eble.

Tutje udhëheqësja e Misionit të FMN-së për Kosovë tha se edhe ndërtimi i Termocentralit të Ri duhet të bëhet në përputhje me arkën fiskale.

“Çdo mbështetje për termocentralin e ri duhet të jetë në përputhje me arkën fiskale. Një prioritet kyç është që të trajtohet niveli i ulët në tregun e punës. Reformat në Arsim duhet të përshpejtohen. Nismat fiskale siç është ligji për pagat dhe pushimin e lehonisë janë në shqyrtim e sipër, këto nuk kontribuojnë në rritje, por përjashtojnë sektorin privat dhe punëtorët e mirë. Në sektorin financiar sistemi bankar është i mirë, por duhet të ketë përmirësime”, shpreh ajo.

Sot misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka përfunduar vizitën zyrtare vlerësuese./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme