Ishte kryeministri i parë i Kosovës, doktor nga Mitrovica, ai që gjatë luftës shëroi edhe plagët e luftëtarëve të UÇK’së, e pas vitit 1999 pati edhe funksione te tjera të rëndësishme si: deputet, ministër e kryetar komune.
Me gjithë rolin që pati, Bajram Rexhepi nuk është përfshirë në asnjërën prej 1818 faqeve të Fjalorit Enciklopedik të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Pritjet e Vanesës, vajzës së tij, ishin që babai i saj të jetë pjesë e fjalorit.
Kryeredaktori i enciklopedisë, Mehmet Kraja, ka pranuar se është bërë gabim në rastin e mospërfshirjes së ish kryeministrit te Kosovës, Bajram Rexhepit.
Nuk është se mungon vetëm ish politikani nga Mitrovica, fatin e njëjte kishte edhe nënkryetari i PDK’së, Memli Krasniqi. Megjithatë, Milazim e Teuta Krasniqi janë pjesë e fjalorit.
Në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës nuk janë edhe disa nga revistat e gazetat të botuara gjatë viteve 90’të si: “Demokraci Autentike e Ukshin Hotit” dhe “Bota e Re”, por përfshihen shumë të tjera që nuk kanë vlerën e atyre që mungojnë.
Ish-redaktori i gazetës Bota e Re, Daut Demaku, thotë të jetë ndjerë për këtë gjë.
Ai vlerëson se një fjalor enciklopedik të tillë do të mund ta bënte kushdo tjetër më mirë se Akademia e Shkencave.
Se ka të mangësi në këtë botim të akademikëve, e thotë edhe Shkodran Imeraj, historian dhe këshilltar i ministrit te Arsimit. Ai vlerëson se do duhej te përfshiheshin gjithë delegatët e viteve te 90-ta dhe nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë.
Por, ne fjalor gjejnë vend politikanët si: Presidenti Thaçi, Kryeparlamentari Veseli e Kryeministri Haradinaj. Aty janë gjithashtu edhe tre vëllezërit e tjerë Haradiaj, Dauti, Luani e Shkëlzeni.
S’kanë se si te mungojnë as Adem Jashari, Adem Demaçi, e Ibrahim Rugova, edhe pse viti i lindjes se këtij te fundit ishte gabim.
E megjithë gabimet e evidentuara në këtë botim, Kraja ka një vlerësim pozitiv punën e bërë të gjithë Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj