20 vjet pas fundit të luftës në Kosovë, gazetari britanik Vaughan Smith u rikthye sërish në Prishtinë për ta promovuar dokumentarin ‘Lugina”.
Ai para të pranishmëve ka treguar se muaji shkurt i vitit 1998 ishte hera e parë kur erdhi në Kosovë kur edhe në vend aso kohe kishte demonstrata, raporton ‘Zëri.info”.
Smith gjatë luftës në Kosovës, ka raportuar për televizionin britanik BBC. Gjatë raportimit ai ishte goditur me plumb në telefonin e tij mobil.
Vaughan Smith tha se e kishte shumë të rëndësishme që luftën e Kosovës për të cilën edhe kishte raportuar, ta dokumentonte në këtë formë.
“Ky dokumentar ka të bëj me kujtesën, është vështrues dhe ju kthen në kohë. Shtëpitë që digjeshin dhe gjithmonë hasnin ne viktima”, tha mes tjerash Smith.
Ai tha se Prekazi luajti rol të rëndësishëm atë kohë, pasi sipas tij i solli ndërkombëtarët në Kosovë, pasi panë pamjet e masakrave të kryera.
“Prekazi, Abria ishin masakra kyçe për vëmendjen e ndërkombëtarëve për atë që ndodhte në Kosovë”, tha Smith.
Në anën tjetër, gazetarja kosovare Elida Laëton O’Connell e cila aso kohe kishte raportuar nga Kosova për mediat ndërkombëtare, ka treguar për sfidat që ka hasur gjatë raportimit për mediat e huaja gjatë luftës në Kosovë.
“Nuk ka qenë e lehtë, kur shkonim në vendet e masakrave, gjithçka çfare shihje, ishte qetësi. Ne mendonim se ku duhet t’i dërgonim kasetat e xhiruara, sepse ato mund të na konfiskoheshin nga forcat serbe”, tha O’Connell, raporton më tutje “Zëri.info”.
O’Connell me krenari tha se është e lumtur që ka pasur mundësinë të kontribuoj për Kosovën duke raportuar për të vërtetën që po ndodhke në vend.
“Nuk e kam ndje frikën, nuk e kam menduar asnjëherë. Unë kam qenë njëra nga shumë gazetarë nga Kosova. Jam krenare që kam pasur mundesinë të kootribuoj për të vertetën gjatë asaj kohe”, tha Elida O’Connell.
Kujtojmë, se Vaughan Smith ishte gazetari i parë që realizoi intervistën me komandantin e UCK-së, Fehmi Lladrovci i cili aso kohe në opinion kishe dalë pa maskë në fytyrë.
Vaughan ka xhiruar edhe masakrën ndaj familjes Deliaj në fshatin Abri të Drenicës.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...