Sipas një videoje të publikuar në media, në Komunën e Pejës shihet se një fëmijë ka kaluar natën brenda bredhit të vendosur në qendër të qytetit. Për Express ka folur shefi i Kabinetit të Kryetarit të Pejës, Durim Sheremeti.
Sipas raportimeve dhe pamjes së publikuar në media, në orët e mëngjesit është parë një fëmijë duke fjetur brenda bredhit dekorues të qytetit të Pejës.
Gazeta Express ka kontaktuar me shefin e kabinetit të Gazmend Muhaxherit, me Durim Sheremetin, i cili ka thënë se Komuna deri tani nuk është njoftuar në asnjë dikaster për këtë rast dhe se tashmë ekipet kanë dalë në teren për ta identifikuar fëmijën dhe rastin.
“Komuna nuk ka marrë deri tash asnjë informacion, në asnjë dikaster, mirëpo ekipet janë dërguar në vend të ngjarjes”, ka thënë Sheremeti për Express.
Reshjet e borës nuk janë ndalur që disa sitë në Kosovë duke i dëmtuar më së shumti personat e pastrehë.
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...