Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka komentuar angazhimin e Shpend Ahmetit në ekipin negociator për dialogun me Serbinë, që ajo i është referuar ‘i ashtuquajturi ekip negociator’.
Ajo ka thënë se Hashim Thaçi do ta përdor Shpend Ahmetin për aq sa i duhet dhe në fund do ta hedh ashtu siç ka vepruar edhe me ish-deputeten e LVV-së, Alma Lama, të cilën e ka shkarkuar nga pozita e ambasadores në Itali.
Pacolli ka thënë që kjo është e pritur nga një president si Thaçi, mirëpo është e habitur që Shpend Ahmeti e ka pranuar një detyrë të tillë.
“Kam besuar që Shpend Ahmeti është më i menqur që ta kuptojë praktiken e vazhdueshme të Thaçit për përdorimin e njerëzve, aq sa i duhen”, ka thënë Pacolli në T7.
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...