Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të hënën mori pjesë në përurimin e fillimit të punimeve të rrugës që lidhë Junikun me Deçanin dhe inspektoi punimet në një projekt tjetër të kësaj komune.
Këto dy projekte infrastrukturore, vlera e të cilave shkon në gjysmë milioni euro, janë investim i MIT-së dhe ndikojnë në lehtësimin e lëvizjes për banorët e fshatrave të Junikut dhe Deçanit, e po ashtu edhe në zhvillimin e bujqësisë të këtij rajoni me potenciale të mëdha.
Ministri Lekaj i bëri vizitë plantacionit të pemtarisë “Luna”, ku konfirmoi mbështetjen e Qeverisë Haradinaj dhe dikasterit që ai drejton nëpërmjet investimeve në infrastrukturë dhe forma tjera të mbështetjes për ndërmarrësit që gjenerojnë vende pune./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...