Fillon zhbllokimi i rrugëve në Brezovicë

22:56 | 4 Janar 2019
Arbresh.info

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Ilir Morina, ka njoftuar qytetarët se gjatë natës së sotme është bërë pastrimi i rrugëve, parkingjeve dhe hapësira të nevojshme për automjete dhe autobusë.

“Pastrimi i qendrës së skijimit në Brezovicë sonte. Nesër pritën numër rekord i turistëve! Agjencia e Mjedisit hap pas hapi do ta kthej këtë pasuri nën menaxhim të duhur”, tha Morina në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë se në këtë Ski Qendër ishte krijuar situatë kaotike për shkak të sasisë së madhe të borës së rëndë.

Megjithatë, në ditët në vazhdim pritet përmirësim i situatës.

https://www.facebook.com/ilirmo/posts/2461961293820710

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme