Google ADS

Fillon takimi mes presidentit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë

19:22 | 8 Nëntor 2018
Arbresh.info

Pas përfundimit të takimeve të ndara në Bruksel, sapo ka filluar takimi në mes të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq.
Para pak çastesh ka filluar takimi në mes të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Ky takim i cili ndërmjetësohet nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini është i treti i ditës së sotme në kuadër të dialogut të nivelit të lartë Kosovë-Serbi.

Kujtojmë se ky dialog ka të bëj me arritjen e marrëveshjes ligjërisht të obligueshme për të dyja shtetet, raporton lajmi.net.

Ndërkaq, presidenti Hashim Thaçi, pas takimit me Përfaqësuesen për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë se në këtë takim u bisedua për përshpejtimin e çështjes së arritjes së marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë, raporton lajmi.net.

“Me Mogherinin u pajtuam për dinamizimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme