Fillon takimi i ambasadorit Kosnett me Isa Mustafën

11:01 | 5 Gusht 2019
arbresh.info

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka pritur në takim Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.

Ky takim po ndodhë në ditën kur pritet të vendoset për datën e shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës, proces ky që i paraprinë zgjedhjeve të parakohshme nacionale, shkruan arbresh.info.

“Mediet, janë të mirëpritura të marrin pamje, në orën 11:00, ndërsa pas takimit, Zyra për Informim publikon komunikatë për medie”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Të shtunën, Isa Mustafa morri mbështetjen e delegatëve për të drejtuar LDK-në edhe për një mandat./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme