Asdren Mekaj sot do të dalë para Gjykatës së Prizrenit për t’u përballur me aktakuzën e Prokurorisë Speciale, të cilën e përfaqëson prokurorja Merita Bina-Rugova.
Mekaj akuzohet për dy vepra penale, të detyrimit dhe atë të shantazhit.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Asdren Mekaj ngarkohet se nga viti 2010 deri në fund të vitit 2013, ka përdorur shantazh dhe kërcënime të rënda, personalisht si dhe përmes personave të tjerë të armatosur, që ta detyrojnë të dëmtuarin Pal Gruda që t’i japë të holla të gatshme dhe t’i blejë vetura të shtrenjta, sipas kushteve të cilat i pandehuri vetë i ka caktuar.
Më tutje aktakuza e Prokurorisë pretendon se në këtë mënyrë i pandehuri Asdren Mekaj i ka sjellë vetes dobi të kundërligjshme në vlerë prej rreth 200 mijë euro.
Më 23 tetor ishte paraparë të fillojë gjykimi, por në të njëjtën seancë mungoi mbrojtësi i Mekajt, avokati Besnik Berisha.
Në atë seancë përfaqësuesi i palës së dëmtuar avokat Tomë Gashi, dhe prokurorja e rastit ishin të të njëjtit mendim që rasti ndaj të akuzuarit për detyrim e shantazh, Asdren Mekaj, të bashkohet me rastin e gjykimit për fajde të njohur si ‘rasti Kqiraj’.
Por rasti ndaj Asdren Mekajt do të vazhdojë të gjykohet si rast në vete, pasi kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Xheladin Osmani, nuk e aprovoi kërkesën e avokatit Tomë Gashi dhe të prokurores së çështjes Merita Bina- Rugova.
Në shqyrtimi fillestar Asdren Mekaj lidhur me akuzat e Prokurorisë Speciale ishte deklaruar se nuk ndihej fajtor.
“Në rastin konkret ndihem i dëmtuar dhe i mashtruar nga Pal Gruda dhe për këtë mashtrim është iniciuar edhe një kontest juridiko-civil pranë kësaj gjykate”, kishte thënë ai.
Në këtë rast është mbajtur edhe shqyrtimi i dytë gjyqësor, ku avokati Besnik Berisha kishte paraqitur kundërshtimet e tij lidhur me provat e akuzës, dhe kishte paraqitur kërkesë për hedhjen e aktakuzës, të cilën e kishte refuzuar gjyqtari i rastit Xheladin Osmani.
Por Mekaj në seancën e datës 23 tetor kishte deklaruar se ende nuk e kanë marrë vendimin e Gjykatës së Apelit për ankesën e mbrojtësit të tij avokat Besnik Berisha lidhur me kundërshtimet e mbrojtjes ndaj aktakuzës./kallxo.com/
Rusia sulmon ambasadat në Kiev, mes tyre edhe ajo shqiptare,...
Pjesëtarët e FSK-së trajnohen për përdorimin e mortajave në ...
Prokuroria Speciale ia përsërit ftesën kryeministrit Kurti p...
Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyl...
Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për ...
Hoxha: Policia vazhdon të mbetet ndër institucionet më të be...