Tashmë ka filluar dekorimi i shesheve në kryeqytet nga Komuna e Prishtinës për festat e fundi vitit.
Në shesh është parë një kamion i cili siç duket është nga kompania që është kontraktuar nga komuna për të bërë dekorimin e qytetit.
Ndryshe ditë më parë në një intervistë për Arbresh.info zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri ka thënë se dekorimi i qytetit gjendet në procedurë të prokurimit dhe se sapo të përfundojnë këto procedura do të nënshkruhet kontrata me kompaninë fituese do të fillohet me dekorimin.
Ai ka thënë se këtë vit Komuna ka ndarë 75 mijë euro por që tenderin e ka fituar kompania me 54 mijë euro.
“Janë ndarë 75 mijë euro mirëpo kompania fituese e ka fituar tenderin diku me 54 mijë euro me sa më kujtohet 2 mijë euro më pak se vitit të kaluar”, është shprehur ai.
Tahiri poashtu ka treguar se cilat janë sheshet në kryeqytet që do të dekorohen ketë vit, por të njëjtën kohë ai ka treguar edhe se pritet të ketë edhe dekorime të lagjeve tjera nga kompani private.
“Do të dekorohet sheshi “Zaihir Pajaziti”, “Nënë Tereza”, “Adem Jashari” dhe “Skënderbeu”, po të njëjtën kohë patëm pas edhe një thirrje publike për kompanitë të cilat duan ta shfrytëzojnë si formë të marketingut dekorimin ashtu që t’i dekorojmë edhe lagjet tjera të kryeqytetit kështu që presim të kemi edhe dekorime të tjerat përveç kësaj që është investim direkt i komunës”, ka treguar Tahiri./arbresh.info
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas