Ndonëse ka filluar procesi i shumë pritur zgjedhor, e në media u përfol se kryetari i Gjilanit, Lufi Haziri në një mënyra ka pranuar kandidaturën për kryetar, ende askush zyrtarisht nuk e ka shpallur kandidaturën për të marrë postin e të parit të LDK-së.
Të paktën kështu ka thënë në një përgjigjej për arbresh.info, zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa.
“Procesi zgjedhor në LDK tani sapo ka filluar dhe zyrtarisht askush nuk ka shpallur kandidaturën për kryetar të LDK-së. Kandidaturat zyrtarisht shpallen në Kuvendin e LDK-së. Për të gjitha zhvillimet do të ju njoftojmë me kohë. LDK është konfirmuar se është parti e hapur, ka potenciale të kuadrove dhe do të zhvillojë procedura të plota demokratike zgjedhore”, ka thënë Mustafa.
Për të marrë këtë post, që nga përkeqësimi i gjendjes shëndetësorë të kryetarit aktual Isa Mustafa, në media kanë qarkulluar emra të shumtë se kush do të mund të udhëheq më partin më të vjetër në vend.
Ani pse emrat më të përfolur deri tash kanë qenë, dy nënkryetarët e parë të partisë, Lutfi Haziri e Agim Veliu, dhe disa nga anëtarët e kryesisë, për njohësit e çështjeve politike, kthesa e LDK-së, në këtë kohë do të ishte nëse nuk do të përsëritej procesi i viteve më parë zgjedhorë, ku për të kandiduar për postin e kryetarit, kandidatët është dashur paraprakisht të mbledhin vota nga antarët.
Faton Abdullahu, që dikur ishte dhe këshilltar i ish-kryeministrit Mustafa, ka thënë në një përgjigjeje për arbresh.info, se kushti primar për të qenë kandidat dhe kryetar në LDK, është që lideri i ardhshëm duhet të jetë i pranueshëm për anëtarësinë, por edhe për vetë strukturën politike. Ai madje shton se lideri i ardhshëm duhet të jetë një person me nivel të lartë arsimorë, ashtu siç ishin paraardhësit e tij.
“Në rend të parë mendoj se kusht primar është që një lider i ardhshëm i LDK-së duhet të jetë i pranueshëm edhe nga anëtarësia e gjerë dhe qytetarët, por edhe nga strukturat partiake. Nëse nuk mund t’i plotësojë këto dy kushte dikush që është në këtë garë, kjo do të thotë se ka mangësi, të cilat mund të mos determinojnë unitet të mjaftueshëm që është premisë bazike për ta prodhuar lideri i ardhshëm i LDK-së. Në anën tjetër LDK ka traditë që në krye të saj të ketë intelektual të kalibrit të lartë. Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu dhe Isa Mustafa janë dëshmi për këtë. Do të ishte mirë që kjo traditë të vazhdojë. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ai që ka nivel më të lartë të arsimimit është më i mirë për lider, por kjo gjithsesi do të jetë përparësi sidomos në këtë parti që këtë e ka tashmë traditë”.
Sipas Abdullahut, LDK-ja, aktualisht është para një shpërthimi të madh politik, ndërsa shton se kandidati që do të mund të bëjë ndërlidhjen ndërmjet gjeneratave duke mos i dëmtuar do të ketë përparësi në këtë garë, pa dashur të përmend emra.
“Element tjetër i rëndësishëm është se me këto zgjedhje duhet të krijohen rrethana të reja për të sjell ide të reja. Kjo konsideroj se është shumë e rëndësishme. Mendoj se LDK është para një shpërthimi të madh pozitiv që i duhet Kosovës dhe idetë e reja janë të domosdoshme për ta bindur qytetarin e Kosovës se alternativë kualitative në raport me koalicionin aktual do të jetë LDK. Idetë e reja mund të vijnë nga një grup i mirë i LDK-së i cili në garën fer mund të ofroj edhe diçka të rëndësishme për këtë parti – ndërlidhjen ndërmjet gjeneratave. Edhe kjo është vitale. Partitë tjera në Kosovë nuk janë të vjetra për nga kohëgjatësia e veprimtarisë dhe nuk e kanë të shprehur këtë problem. LDK e ka. Prandaj dikush që ka prirje për ta bërë me punë dhe ide ndërlidhjen ndërmjet gjeneratave duke mos i dëmtuar ato, as idetë e reja do të ketë përparësi në garën për lider”.
Për dallim nga Abdulllahu, mendim tjetër ka njohësi i çështjeve pulitke, Faik Krasniqi.
Duke thëne se në këto zgjedhje, e mira e LDK-së do të jetë nëse i largon gjeneratat e vjetra, ai madje ka dhënë edhe emër.
“Nëpër media po qarkullojnë shume pretendonte për pozitën e të parit e LDK-se. Mire është kur ka konkurrencë. Por, për mendimin tim Vjosa Osmani duhet të marrë timonin e LDK-së. Pse i duhet LDK-së një personalitet si Vjosa Osmani? Sepse deri me tash ka qene figura me stabile në këtë parti, që ka dalë edhe kundër partisë për interes të shtetit dhe elektoratit të saj. Sipas sondazheve të shumta dhe çfarë shohim nëpër rrjete sociale, vetëm Vjosa mund ta rikthejë LDK-në në partinë fituese, ose më mirë të themi ta rikthejë besimin e elektoratit në këtë parti. Çdo kandidat tjetër që do fitonte, do të ishte humbje e madhe për LDK-në. Garda e vjetër duhet të largohet, për t’i hapur rrugë figurave të reja ne LDK”.
Ndërsa politologu, Ramush Tahiri, duke treguar që tash LDK-ja ka mundësinë të tregoj dobësimin ose forcimin e saj, ai shpreson që mos të ketë fytyra të mëdha në ketë proces e ta ndajnë partinë.
“LDK ja është parti demokratike dhe, duhet të ju lihet mundësia më shumë kandidateve dhe, mos të ketë pengesa si para disa vitevë ku është dashtë të merren votat nga të tjerët. LDK ja tash është në transformim dhe këto zgjedhje do të tregojnë dobësimin ose forcimin e saj. Mos të ketë fytyra të mëdha e ta ndajnë partinë pas zgjedhjeve, por duhet të punojnë bashkë dhe të bëhen të fuqishëm. Zakonisht vetëm kjo parti është tregu demokratike, por ka pasur pasoja”, ka përfunduar Tahiri.
Ndryshe, kryetari aktual, Isa Mustafa, drejton këtë parti për dy mandate./V.Selimi/Arbresh.info/
Zelensky takon liderët e BE-së në Bruksel, para kthimit të T...
Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit në Shqipëri për 5-vje...
Hamza: Brengë për mua janë preokupimet e qytetarëve, jo part...
Debat me tone të larta mes Xuxit dhe Sarës, shkak aktrimi
Hamza: Autostradat do t’i përfundoj, do të ketë lidhje të re...
Mehmeti: Vetëm 90 minuta hapësirë në ditë në një televizion ...