Drejtoria e Policisë së Ferizajt, përmes një komunikate të lëshuar për medie, ka njoftuar se në ditën e djeshme dhe sot, në fshatrat Reqak,Mollopolc dhe Petovë të këtij qyteti kanë arrestuar 5 persona dhe kanë konfiskuar 4 traktorë si dhe një sasi e drunjëve duke u transportuar në mënyrë ilegale, përcjellë arbresh.info.
Më tutje në komunikatë thuhet se në fshatin Petrovë të Ferizajt, në oborrin e njërit nga të dyshuarit janë gjetur rreth 200 metra drunjë pa dokumentacion të nevojshëm –të prera në mënyrë ilegale.
Nga ana tjetër njësitet policore të këtij qyteti, kanë bërë të ditur se në lidhje me rastin, kanë informuar Inspektorët e Ministrisë së Bujqësisë dhe se plani operativ është duke vazhduar.
Më poshtë mund të gjeni komunikatën e plotë të lëshuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Ferizaj:
“Bazuar në planin operativ ,,Mbrojtja e pyjeve 2019” , njësitet policore të Stacionit Policor në Shtime, në mbështetje të Njësisë për reagim të shpejtë nga DRP Ferizaj, kanë vazhduar me angazhimin tyre të filluar kohë më parë lidhur me prerjen e pyjeve dhe transportimit ilegal të drunjëve .
Gjatë ditës së djeshme dhe sot, në fshatrat Reqak,Mollopolc dhe Petovë ,njësitet policore kanë arrestuar pesë (5) persona dhe janë konfiskuar 4(katër) traktorë si dhe një sasi e drunjtëve duke u transportuar në mënyrë ilegale.
Gjithashtu, në fshatin Petrovë ,në oborrin e njërit nga të dyshuarit janë gjetur rreth 200 metra drunjë pa dokumentacion të nevojshëm –të prera në mënyrë ilegale.
Janë informuar Inspektorët e Ministrisë së Bujqësisë-Agjencioni Pyjor i Kosovës të cilët do të vazhdojnë procedurat ligjore lidhur me këtë rast,si dhe konfiskimin e masës drunore.
Plani operativ është në vazhdim .”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...