Fëmijët në Kosovë do të kenë letërnjoftime që nga lindja

15:05 | 22 Gusht 2018
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës e ka miratuar draft-konceptin për letërnjoftim i cili parasheh që qytetarët e Republikës së Kosovës të pajisjen me letërnjoftim që nga momenti i lindjes.

“Qëllimi i hartimit të këtij koncept dokumenti është të parashihet e drejta që pajisja me letërnjoftim të bëhet që nga momenti i lindjes së fëmijës. Kjo ndihmon dhe ofron lehtësira në udhëtimi dhe kjo lidhet edhe me planin e punës së Qeverisë”, tha para kabinetit qeveritar ministri Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi në mbledhjen e sotme të qeverisë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme