Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se nga dita e martë, 25.06.2019, do të fillojë faza e dytë e dezinsektimit hapësinor.
Në njoftimin e bërë nga Komuna e Prishtinës thuhet se, kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës dhe kompanisë pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje, për arsye se reshjet gjatë procesit të dezinsektimit e bëjnë të paefektshëm procesin.
Njoftimi i plotë:
“Duke u bazuar ne këto të dhëna, sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6000 hektarë, duke përfshirë edhe zonat rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve. Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30, sipas orarit nëpër lagjet e caktuara:
25.06.2019: Parku i qytetit, Aktash, Qyteza Pejton, Qendra e qytetit, Lagjja e
Muhaxherëve, Vellusha ( Blloqet, Shtëpia e pleqëve), Tophane;
26.06.2019: Dardania, Lakrishte, Arbëri, Shkabaj, Ulpianë, Zona industriale, Kazerma Adem Jashari;
27.06.2019: Prishtina e re (Vetërnik, Qëndresa, Lagjja Nic), Kodra e trimave dhe Vneshtat;
28.06.2019: Bregu I Diellit, Lagjja e spitalit, Kalabria, Kolovicë dhe Kolovicë e re;
29.06.2019: Tasligje, Velani,Gërmi, Mat, Sofali, Taukbahqe;
30.06.2019: Hajvali, Barilevë, Prugovc, Bërnicë e epërme dhe Bërnicë e poshtme, Besi, Bardhosh,
Tenezhdoll, Vranidoll.
Bashkëpunimi i qytetarëve është i një rëndësie të veçantë për suksesin e këtij procesi. Andaj luten të gjithë qytetarët që gjatë kohës së dezinsektimit të i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë. Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve , për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.
Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me qytetarët do ta japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv.
Komuna e Prishtinës”.
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...